23:00 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bayernit nuk po i ec me Kovac, ndalet edhe nga Ajaxi

Bayern Munchen ka barazuar kundër Ajaxit me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët kaluan të parët në epërsi me golin e Hummels në minutën e katërt.

Rezultatin e barazoi  Mazraoui në minutën e 22-të të ndeshjes.

Ajax dhe Bayern ndajnë pozitat e para në grupin E me nga katër pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/