75 Mall Live Search
10:25 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

BBC konfirmon lajmin nëse ishte apo jo në helikopterin që u rrëzua, pronari i Leicesterit

Helikopteri i presidenti të klubit anglez Vichai Srivaddhanaprabha ishte përplasur jashtë stadiumit të Leicesterit “King Power Stadium”, disa minuta pas barazimit me West Hamin të shtunën mbrëma.

Srivaddhanaprabha ishte brenda në helikopter në momentin kur ai u rrëzua rreth orës 21:30 mbrëmë. Këtë gjë e ka bërë të ditur një burim nga familja për median britanike BBC.

Ende nuk dihet nëse ka qenë edhe dikush tjetër nga familja, nga bordi apo staf tjetër i klubit brenda helikopterit pasi që Policia e Anglisë nuk i ka bërë ende detajet e aksidentit publike.Një dëshmitar i ngjarjes ka thënë se ai i kishte parë lojtarët e Leicesterit duke dalur me vrap nga stadiumi për te vendi i ngjarjes, duke shtuar se i pari në atë vend kishte arritur portieri Kasper Schmeichel.

Leicesteri ka barazuar në shtëpi kundër West Ham Unitedit me rezultat 1-1.

Ndeshja kishte filluar në orën 18:30 dhe kishte përfunduar një orë para se të nisej helikopteri i pronarit të klubit.