20:08 / E Shtunë, 01 Dhjetor 2018

Sipas BBC, shorti më i vështirë për Anglinë është aty ku është edhe Kosova

Transmetuesi publik britanik, BBC, shkruan se grupi më i vështirë në të cilin Anglia ka mundësi të jetë është ai me Kosovën pjesë të tij, para hedhjes së shortit për kualifikime në Kampionatin Evropian EURO 2020 nesër në Dublin.
Në një shkrim para hedhjes së shortit të dielën, pra nesër, në Dublin, BBC-ja e ka analizuar situatën e Anglisë, dhe pjesë të grupit më të vështirë të mundshëm të saj e sheh edhe ekipin kombëtar të Kosovës, përcjell Express.

Pasi e fitoi grupin e saj në Ligën D të Ligës së Kombeve, Kosova u promovua në Ligën C dhe siguroi një vend në play-off për kualifikime në Evropianin e radhës, por do ta përdorë këtë rrugë vetëm nëse dështon të kualifikohet përmes rrugës tradicionale, kualifikimeve.

Ky sukses ka bërë që Kosova të jetë në vazon e pestë, të parafundit.

Ndërsa, Anglia gjendët në vazon e parë të shortit.

BBC-ja shkruan se shorti më i vështirë që Anglia do të mundë ta kishte do të ishte nëse do ta gjente vetën në të njëjtin grup me Gjermaninë, Sllovakinë, Greqinë dhe Kosovën.

Shorti do të hidhet nesër në orën 12:00, ndërsa raundi i parë i kualifikimeve fillon më 21-23 mars të 2019-ës.

Mos i humb