09:35 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

BBC: Kosova aspak si Bullgaria dhe Mali i Zi, e presin në mënyrë fantastike Anglinë

Mediumi i famshëm britanik, BBC ia ka kushtuar një artikull të veqantë Kosovës para ndeshjes së sotme në “Fadil Vokrri”.

“Ky është një demonstrim tipik kosovar i faktit se lojtarët e Anglisë do të mirëpriten këtu në një mënyrë që ata s’u priten në Malin e Zi dhe Bullgari, ku pjesëtarë të skuadrës së Gareth Southgate ishin subjekt i abuzimeve raciste”, shkruan BBC.

“Po ashtu, kjo tregon se në këtë qytet dhe në tërë Kosovën ende ndihet mirënjohja për përfshirjen e Britanisë së Madhe në çlirimin e vendit nga lufta”, shkruan tutje BBC.

Kosova nuk ka gjasa për kualifikim, ndërsa Anglia e ka siguruar kualifikimin./Indeksonline/