18:00 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

BBC: Për të mbijetuar në veri, bizneset varen nga marrëdhëniet me politikanët

Mediumi britanik që ka bazë edhe në Serbi, ‘BBC’  i ka kushtuar një artikull Ballkanit Perëndimor.

Aty flitet për krimin e organizuar, kontrabandën e drogës dhe veriun e Kosovës, transmeton Indeksonline.

 Një raport i bërë nga ‘Iniciativa Globale’ nxjerrë që veriu i Kosovës është vend i krimit.

Por në përgjithësi, Ballkani Perëndimor shihej si vend ku krimi është dukuri shqetësues.

“Ky raport është krijuar nga pjesëmarrësit të shoqërisë civile të cilët janë të shqetësuar në lidhje me shoqërinë jo-civile në Ballkan.”, tha drejtori i “Iniciativës Globale, Mark Shaw.

Kontrabanda – nga droga, përmes armëve tek njerëzit

Pozicioni i Ballkanit Perëndimor e bën këtë rajon tërheqës për kontrabandën e drogës, armëve dhe njerëzve, thuhej në raport.

“Rajoni është vendosur midis prodhuesit më të madh të botës së opiumit në Afganisat dhe tregut më të madh të heroinës, i cili është Evropa Perëndimore.”

Ekspertët thonë se të e ashtuquajtura “Rruga e Ballkanit” është më e njohura për kontrabandës e heroinës nga Afganistanit, nëpërmjet Turqisë, Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Shqipëria shihet si prodhuesi më i madh i kanabisit në rajon.

Sipas raportit thonë se burimi i kontrabandave të armëve në Ballkan është për shkak të luftërave që janë bërë në vitet e ’90-ta, trazirat në Shqipëri në vitin 1997 dhe paqëndrueshmëria e Maqedonisë Veriore në vitin 2001.

Veriu i Kosovës u cilësua si “Trekëndëshi i Krizës”. Ekspertët cilësuan se kushdo që kontrollon paratë në këtë ekonomi të bazuar në ndihma është shumë i fuqishëm. Kjo për shkak se industria është shumë pak e zhvilluar.

Sipas raportit, për shumicën e njerëzve që jetojnë në veri, është shumë më e leverdishme për të siguruar qasje në fondet publike se sa për të bërë biznes.

Në katër vitet e fundit, 14 automjete u vunë në zjarr dhe  23 pajisje shpërthyese u hodhën në shtëpi private dhe biznese lokale./Indeksonline/