09:19 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

BBC Radio 2 ndërpret transmetimin e këngëve të Michael Jackson

BBC Radio 2 ka ndërprerë transmetimin e këngëve të Michael Jackson, kjo pasi që “Mbreti” i Pop-it kohët e fundit është vënë në qendër të akuzave se ka abuzuar seksualisht me fëmijët dhe për këtë është xhiruar një dokumentar.

Ky vendim u mur javën e kaluar, pasi Channel 4 News do ta transmentonte dokumentarin.

Ndërkohë, trashëgimtarët e Jacksonit do ta padisin HBO-në për shkak të filmit dokumentar “Leaving Neverland”, me ç’rast do të kërkojnë 100 milionë euro dëmshpërblim./Indeksonline/