21:42 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

BBVK theu shikueshmërinë mbrëmë

Ende pa u bërë 24 orë, numëron gati 100 mijë shikime në Youtube. Prime 19 i spektaklit Big Brother Vip Kosova ishte me plotë befasi, duke u bërë më i shikuari që nga fillimi i këtij formati.

80 nga 100 kosovarët që shikuan televizor të hënën mbrëma, i patën sytë në Klan Kosova. Me fjalë të tjera, ky produksion u pa nga 80 përqind e atyre që vendosin të qëndrojnë para ekraneve.

Gjithçka nisi me performancën e Gjon Karricës, i njohur si “Lugati”, që këndoi premierë në studio remiksin e një kënge të Sinan Vllasaliut.

Pas lotëve që imponoi kjo shfaqje, i erdhi radha raportit të dyshes së banorëve të BBVK, Julit e Atdheut. Në fakt pas një televotimi që u bë si dënim për thyerjen e rregullave nga banorët, ky i fundit u eliminua nga loja, ndërsa Juli vazhdoi qëndrimin në shtëpi.

E për Brunon të hënën pati një lajm jo të mirë, pasi iu kumtua se gjyshja e tij ka vdekur. Ai gjatë prime-it, përpos një veshje të gjyshes së ndjerë, mori edhe titullin e kapitenit të shtëpisë pasi e fitoi këtë sfidë.

Të gjithë banorët bashkë fituan 100% të buxhetit për këtë javë, pas performancës së mirë në sfidën që e siguron atë. Energji të mirë e të qeshura solli edhe materiali i përgatitur për Andin e Gresën.

Banorët e nominuar për këtë javë janë Andi, Dafina, Juliana, Mbresa, Vivien, Stresi dhe Vedati.