14:11 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

BDI: Konfirmuam parimet e koalicionit qeverisës me LSDM

Do të vazhdojnë edhe sot konsultime në mes të partisë së Ali Ahemtit , BDI, dhe asaj të Zoran Zaev, LSDM.

Siç njofton BDI përmes një komunikate për medie, parimet mbi të cilat do të bazohet qeverisja e ardhshme janë konfirmuar dhe bazuar.

“Konsultimet në nivele të ndryshme midis BDI dhe LSDM vazhdojnë edhe sot. Parimet mbi të cilat do të bazohet qeveria e ardhshme janë konfirmuar, dhe ato janë komunikuar para opinionit disa herë”, bën të ditur komunikata e BDI-së.

Tutje thuhet se janë në përgatitje të programit dhe se besojnë në arritje e një marrëveshje përfundimtare.

“Ne po përgatitemi për hapat e tonë të ardhshëm, siç është përgatitja e një programi të detajuar të punës dhe përcaktimi i propozimeve me drejtues të institucioneve të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë. Ne besojmë se kjo qasje do të çojë në një marrëveshje përfundimtare dhe një Qeveri me një mandat të plotë katër vjeçar që do të miratohet në Kuvend, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve në mënyrë të barabartë dhe do të vazhdojë partneritetin me aleatët tanë euro-atlantik”, përfundon komunikata.