12:11 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

BE dënon vrasjen e Ivanoviqit

Bashkimi Evropian ka dënuar fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregohen të përmbajtura, në mënyrë që ligji dhe drejtësia në Kosovë të kryejnë punën e tyre.

Me këtë rast, ata i kanë dërguar edhe ngushëllime familjes së tij.

Ndryshe, zëdhënësja e Këshillit Evropian, Maja Koçijanciq ka njoftuar se për shkak të vrasjes së tij është bisedimet në kuadër të dialogut në nivel teknik janë anuluar.

“Për shkak të vrasjes së Ivanoviq, bisedimet në kuadër të dialogut në nivel teknik janë suspenduar”, tha zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiq.