BE: Hapja e kapitujve të ri për Serbinë varet nga dialogu
Kryetari i Delegacionit i Bashkimit Evropianë në Serbi Sem Fabrizi ka mbajtur një konferencë shtypi.
Ai ka thënë se hapja e kapitujve të ri për shtetin serb do të bëhen në dhjetor por kjo varet nga përparimi i sundimit të ligjit dhe progresi i bërë në dialogun Prishtinë-Beograd, transmeton Indeksonline.
Fabrizi ka sugjeruar Serbin që të gjej sa më shpejt zgjidhje të problemit me Kosovën pasi që vendimit duhet të merret muajin e ardhshëm.
“Vendimi për hapjen e kapitujve të ri merret pas bisedimeve me anëtarët tjerë të BE-së.”, tha Sem Fabrizi.
Në Serbi nuk presin që në fund të këtij viti të ketë hapje të kapitujve të ri për shtetin e tyre. Por kryeministrja serbe Ana Brnabic dhe ministrja për Integrim Evropian Jadranka Joksimovic mbajnë shpresa rreth një zgjidhje të mundshme./Indeksonline/