75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 16 Maj 2024 / MSH

BE-ja heton Facebookun dhe Instagramin lidhur me shqetësimet për mbrojtjen e fëmijëve

Komisioni Evropian ka hapur një hetim zyrtar në Facebook dhe Instagram lidhur me shqetësimet se platformat mund të “stimulojnë varësinë e sjelljes” te fëmijët.

Rregullatorët e Bashkimit Evropian kanë hapur një hetim zyrtar në Facebook dhe Instagram lidhur me shqetësimet për mbrojtjen e fëmijëve, tha Komisioni Evropian të enjten, raporton DW.

Komisioni tha në një deklaratë se sistemet e Facebook-ut dhe Instagram-it, duke përfshirë algoritmet, mund të “shfrytëzojnë dobësitë dhe papërvojën e të miturve dhe të shkaktojnë sjellje varësie dhe/ose të përforcojnë të ashtuquajturin efekt “vrima e lepurit”. 

Efektet e vrimës së lepurit “ju tërheqin në përmbajtje gjithnjë e më shqetësuese”, sipas deklaratës.

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton tha se blloku nuk ishte i bindur që Meta kishte bërë mjaftueshëm për të respektuar Aktin e Shërbimeve Dixhitale të bllokut (DSA).

Si Instagram ashtu edhe Facebook janë përcaktuar si platforma shumë të mëdha në internet (VLOP) sipas aktit të fuqishëm, që do të thotë se ato duhet të respektojnë rregullat më të rrepta të DSA.

Rregullatorët thanë se vlerësimi i dy rrjeteve sociale të Metës kërkohet për të kundërshtuar “rreziqet e mundshme për ushtrimin e të drejtës themelore për mirëqenien fizike dhe mendore të fëmijëve si dhe për respektimin e të drejtave të tyre”.