08:14 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

BE: Konsultime me ekipin, dialogun me presidentët

Gati një muaj pasi mori dritën jeshile nga Kuvendi i Kosovës, ekipi negociator për dialogun me Serbinë udhëtoi për herë të parë për në Bruksel gjatë ditës së djeshme

Përfaqësuesit e delegacionit do të takohen atje me ndërmjetësuesen e negociatave Kosovë – Serbi, Federika Mogherini.

Anëtarë të ekipit shtetëror kanë bërë të ditur se takimi që do të zhvillohet sot në Bruksel do të jetë koordinues për temat e dialogut që do të diskutohen mes Kosovës e Serbisë në fazën finale të procesit.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar dje se do ta takojnë sot në Bruksel ekipin negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë, shkruan zeri.

Por, siç kanë thënë ata, bisedimet në nivelin e lartë politik do të vazhdojnë ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë.