07:21 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

BE lanson programin e ri të reformës ekonomike

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera do të vizitoj sot Kosovën.

Calavera vjen në Kosovë për të lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike dhe për t’u takuar me përfaqësuesit e Qeverisë, Kuvendit dhe akterët tjerë.

Ajo do te takohet kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryetarët e grupeve parlamentare në Kuvend Kuvendi i Kosovës, me ministrat relevant lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane, dhe personalitet tjera te shoqërisë civile.

Po ashtu gjatë ditës se sotëm do të mbahet takimi bilateral ndërmjet Ministrit të Financave Bedri Hamza dhe Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Ruiz Calavera Genevova, si dhe takim i Koordinatorëve të fushave të Programit për Reforma në Ekonomi.