21:48 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

BE nuk do ndryshim të kufirit me Malin e Zi (Video)

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, ka thënë Bashkimi Evropian nuk dëshiron të ndryshohet demarkimi i kufirit me Malin e Zi.

Lebet ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet në mënyrë që të ketë liberalizim të vizave, duke thënë se kushtet e vendosura janë fer dhe se nuk do të ketë heqje të vizave pa i përmbushur këto kushte.

Këto komente kreu i ambasadës Zvicerane i bëri në prezantim të “Autoritetit Qeveritar për Migrim dhe Profilit të migrimit 2016”.

Në këtë takim foli edhe  ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili u fokusua më shumë në problemin e migrimit.

Kurse, bashkë-kryesuesja e Autoritetit Qeveritar për Migrim, Edona Baruti, prezantoi profilin e migrimit për vitin 2016.

Projekti “Fuqizimi i Autoritetit për Menaxhimin e Migrimit në Kosovë”, financohet nga Sekretariati shtetëror Zviceran për migrim, nëpërmjet Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe zbatohet nga ICMPD në partneritet me Universitetin e Maastricht.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë: