14:39 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

BE: Prishtina të tërheqë masën, të gjithë të përmbahen nga provokimet

Zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç nga Brukseli ka thënë se BE-ja pret që Qeveria e Kosovës të tërheq masën prej 100% ndaj produkteve serbe.

Koçijaniçiq ka hedhur poshtë komentet se shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini po kritikon Kosovën dhe po mbështetë njëanshëm Serbinë.

Sipas saj, vendimi për taksa nuk është rruga e drejt, duke shtuar se ka mënyra tjera për të zgjidhur këto çështje.

Ajo ka shtuar se të gjitha problemet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjedhën në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar se vendimi për taksë është jo i favorshëm për normalizimin e marrëdhënive ndërmjet dyja palëve.

“Veprimet e fundit, masat dhe deklaratat nga Kosova dhe Serbia, po shihen si një provokim dhe fyerje, shqetësuese, jo e favorshme për dialog dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe të minojnë çdo gjë që palët kanë bërë gjatë viteve në dialog”, ka thënë Kocijançiq.

Ajo ka thënë se dialogu i kontribuon mirëqenies së qytetarëve, transmeton Indeksonline.

Ajo ju ka bërë thirrje dyja palëve që të ndalin provokimet dhe të përqendrohen në dialog.

“Prandaj, ne i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, që menjëherë të pushojnë provokimet dhe të përqendrohet në përfundimin e normalizimit të marrëdhënieve”, ka thënë Kocijancic.

Ndërsa, për taksën prej 100% ndaj importit serb, Kociançiq tha se është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-S dhe Stablizimit-Asocimit.

“Mesazhi ynë është i qartë dhe konsistent. Kjo është një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe nuk është në frymën e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”, ka thënë Kocijançiq./Indeksonline/

Temat: