16:41 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

BE pritet të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Liderët e Bashkimit Evropian do të pajtohen gjatë ditës së enjte për t’i vazhduar edhe për gjashtë muaj të tjerë sanksionet ekonomike të BE-së ndaj Rusisë.

Këto sanksione i janë vënë këtij vendi për shkak të anksimit të Krimesë dhe mbështetjes së Moskës për rebelët në lindje të Ukrainës.

Sanksionet kryesore që përfshijnë sektorët rusë të energjisë, mbrojtjes dhe atë financiar, do të përfundonin në fund të janarit të vitit të ardhshëm në rast se vendet nuk vendosin për vazhdimin e tyre.

Gjatë takimit të liderëve të BE-së do të vazhdohen këto sanksione deri në mesin e vitit 2018, kanë thënë zyrtarë dhe diplomatë në Bruksel.