20:33 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

BE propozon shtyrjen e votimit për ‘Brexit’ deri në maj

BE-ja i ka propozuar Britanisë së Madhe që ta shtyj votimin për ‘Brexit’ deri me datën 22 maj, thuhet në një draft dokument.

Kjo shtyrje mund të bëhet nëse deputetët e miratojnë marrëveshjen e kryeministres javën e ardhshme, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Draft-dokumenti thotë se po e konsideron zgjatjen e afatit por thotë se nuk mund të ketë zgjatje të mundshme përtej zgjedhjeve evropiane.

Liderët evropian janë duke vazhduar bisedimet në samitin që po mbahet në Bruksel./Indeksonline/