19:35 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

BE të dënojë politikat e Vuçiqit, me udhëzues të Millosheviqit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se kritikuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se i njëjti ka ardhur në Kosovë me udhëzues të ish presidentit serb, Slobodan Millosheviq.

Përmes një postimi në Twitter, ai thotë se Evropa duhet të dënojë një politikë të tillë, transmeton Indeksonline.

“Vuçiq është duke luajtur lojëra të rrezikshme  pasi ai vjen në Kosovë me udhëzues të Millosheviqit. Serbia po kthehet në të kaluarën e sa të errët dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të Bashkimit Evropian duhet menjëherë ta dënojë një politikë të tillë. Kjo vizitë vë në dyshim rolin e BE-së në dialog, nëse ajo po bëhet nga lehtësuesit në kërcënuesin e saj”, ka shkruar Hoxhaj./Indeksonline/