09:53 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bebe Rexha akuzohet nga fansat e Rita Orës që u fotografua me Dua Lipën

Shpesh mediat kanë ‘spekuluar’ në lidhje me shoqërinë e yjeve shqiptare me famë botërore.

Megjithatë ato vazhdojnë ta përkrahin njëra-tjetrën.

Këtë e ka dëshmuar edhe takimi i rastësishëm i dy këngëtarëve, Dua Lipa e Bebe Rexha në Kanë të Francës.

Të dyja vajzat kanë shfrytëzuar rastin ta bëjnë edhe një fotografi së bashku të cilën më pas Bebe Rexha e ka postuar në llogarinë Instagram, shkruan Indeksonline.

Megjithatë fansat e Rita Orës, që thuhet se kjo e fundit nuk flet me Dua Lipën kanë sulmuar Bebe-n, duke akuzuar se ajo ka harruar Ritën, duke vrapuar pas Dua-s.

Por, nuk ka nguruar as përgjigja e Bebe-s e cila është shprehur se është kundër këtyre ndasive dhe se edhe Rita njësoj si Dua është mike e saj./Indeksonline/