11:00 / E Martë, 21 Shkurt 2023 / AR

Bebe Rexha jep lajmin e madh për fansat

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka hapur një kapitull të ri në karrierë.

Ajo ka publikuar këngën e re të titulluar “Heart Wants What It Wants”, i cili paralajmëron albumin e saj të tretë, transmeton Indeksonline.

Në këngë ajo iu referua tingujve pop të viteve shtatëdhjetë.

Kjo këngë është bashkëpunim mes Bebe Rexha dhe producentit Ido Zmishalny dhe këngëtares/kantautores Bonnie McKee.

Në këngë flitet për momentin kur bie në dashuri. Kënga është ritimike dhe përmes saj ka dashur qe t’i argëtoj fansat./indeksonline/