22:05 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bebe Rexha kujton 27 vjeçaren me ngjyrë e cila u qëllua nga polici

Bebe Rexha dhe shumë figura publike në Amerikë kanë nderuar Breonna Taylor.

Sot është dita kur ajo ka lind dhe do të mbushte plotë 27 vjet.

Breonnna Taylor ishte një tjetër vajzë me ngjyrë që u qëllua për vdekje nga një polic në mars të këtij viti, ajo ishte infermiere, e cila ndërroi jetë në shtëpinë e saj, pasi policët e Louisville hynë në ndërtesën e saj.

Këngëtarja shqiptare përmes një postimi në Instagram për ta kujtuar në ditëlindjen e saj.

“Breonna Taylor duhej të festonte sot ditëlindjen e 27-të. Ajo ishte një infermiere e bukur dhe e guximshme që u vra nga oficerët e policisë 3 muaj më parë ndërsa ishte duke fjetur në shtëpinë e saj. Askush nuk është akuzuar për vdekjen e saj … Ne duhet të kërkojmë drejtësi për të”, ka shkruar Bebe Rexha./Indeksonline/