08:57 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha nuk merakoset për dietën, konsumon këto ushqime në mesnatë

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka arritur sukses të madh ndërkombëtarë, shkruan IndeksOnline.

Ajo njihet për hitet e saj si: ‘Last Hurrah’, ‘Im A Mess’, ‘Meant to Be’.

Bebe gjithashtu është personazh mjaft i dashur dhe atraktiv për publikun, me paraqitjet që ajo bën vazhdimisht nëpër rrjetet sociale dhe nëpër emisione televizive.

Duket se Bebe po arrinë të mbahet mjaft mirë në formë, pasi me sa shihet në pamjet e fundit, ajo nuk i kushton rëndësi të madhe dietave, dhe regjimeve ushqimore.

Ajo është shfaqur teksa konsumon ushqime të ndryshme, duke mos e vrarë mendjën se kilogramët mund ti bëjnë problem për paraqitjet e saj. /IndeksOnline/