Brenda muajit të mjaltit luksoz të Dua Lipës në Sicili
Të sapomartuarit Dua Lipa dhe Callum Turner po shijojnë një muaj mjalti nën diell në Itali pas martesës së tyre prej 1.5 milion paund.
Çifti u fotografua këtë javë në hotelin luksoz San Domenico Palace në Taormina, pranë Catanias, dhe më pas u pa duke ecur dorë për dore nëpër qytetin piktoresk, transmeton Indeksonline.

Shumë prej fansave do ta njohin hotelin si vendin ku u xhirua seria e suksesshme e HBO-së, White Lotus, me vendndodhjen e tij ikonike mbi shkëmb dhe pamjen mahnitëse të vullkanit Etna.

Çifti mbërriti të hënën pas udhëtimit nga Palermo, ku kishin celebruar martesën gjatë një fundjave të mbushur me festime, ku morën pjesë personazhe të njohur si Charli XCX, Elton John dhe Mark Ronson.

Gjatë ceremonisë nën një gazebo, popstari dhe Callum i cili raportohet të jetë James Bond-i i ardhshëm ndërsa Dua mbante një buqetë me lule (lily of the valley).

Si vend kryesor i sezonit të dytë të serisë së HBO-së që tregon jetën e mysafirëve të pasur dhe të famshëm, San Domenico Palace është një hotel luksoz italian me histori të pasur, ku kanë qëndruar shumë personalitete të njohura, përfshirë Oscar Wilde./Indeksonline/


