12:25 / E Mërkurë, 15 Shtator 2021 / OSH

Bebe Rexha pjesë e reklamës së famshme të “Radio SiriusXM” me prezantuesin e famshëm Kevin Hart

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon të jetë pjesë e eventeve e kampanjave me renome ndërkombëtare.

Së fundmi, ajo ka realizuar një reklamë të re për radion e famshme “SiriusXM”, pjesë e së cilës është prezantuesi i famshëm Kevin Hart.

“SiriusXM” në reklamën e re promovon mënyrën se si radio gjendet në çdo pajisje teknologjike dhe jo vetëm në radio.

Në video-reklamë, 31-vjeçarja mund të shihet teksa shkon te Kevin, i cili ndodhet në trakën e vrapimit, duke kryer seancën e tij të kardios, ndërsa në llap-top mund të shihet duke dëgjuar radion.

Dhe në atë moment, Bebe Rexha i drejtohet prezantuesit të famshëm duke i thënë: “Kevin, ti mund të përdorësh telefonin tënd”.

Artistja me origjinë shqiptare e ka ndarë këtë video-reklamë interesante me 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke treguar u ndje mirë që ishte pjesë e këtij projekti.

Ajo përndryshe vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj më të fundit, “Better Mistakes”, të cilin e nxori në shitje këtë vit dhe u prit mirë nga fansta e saj.