12:00 / E Shtunë, 24 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Bebe Rexha shënon një tjetër sukses, nuk mban dot lotët nga gëzimi (Video)

Bebe Rexha ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me këngën më të re që ka sjellë në duet me David Guetta. Në fakt, gjithçka nisi si një trend në TikTok, dhe për shkak se u bë menjëherë virale, artistët vendosën që ta publikonin këngën që kishin punuar disa vite më parë.

Që nga momenti i publikimit, kënga ka “pushtuar” klasifikimet më të rëndësishme botërore. Së fundmi,, “I’m Good” është renditur në vend të parë në klasifikimin e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtarja shqiptare është emocionuar nga kjo arritje dhe ka festuar.

VIDEO, kliko këtu