15:21 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Bebe Rexha sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur këngëtarja

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha ka arritur sukses të madh me muzikën e saj në të gjithë botën, shkruan Indeksonline.

Tani ajo numëron miliona fansa, pasiqë këngët e saj priten me krahë të hapur nga publiku.

Madje këngët që Bebe i publikon arrijnë shifra të qindra miliona dëgjimeve në kanalin e saj në Youtube.

Sot ajo e feston ditëlindjen e saj të 30-të,  e me këtë rast ajo ka publikuar edhe këngën e re ‘Not 20 Anymore’ si ‘dhuratë’ për dëgjuesit e saj.

Kujtojmë që Bebe bën pjesë në grupin e këngëtareve të famshme shqiptare që kanë arritur sukses ndërkombëtarë, si Rita Ora, Dua Lipa apo Ava Max. /Indeksonline/