10:29 / E Diele, 27 Dhjetor 2020 / Blerim

Bebe Rexha tregohet e madhe – Ndërton shtëpinë e njërës nga familjet që u dëmtua nga tërmeti në Shqipëri

Kanë përfunduar punimet e shtëpisë pas tërmetit në Shqipëri që Bebe Rexha kishte marrë përsipër.

Këtë e bëri të ditur për publikun vetë ajo me një postim në Instagram e cila tha se është shumë e gëzuar.

“Shtëpia e parë është ndërtuar! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve për tërmetin në Shqipëri! Faleminderit @ monika.kryemadhi për ndihmën tuaj për ta bërë të mundur këtë! Një pamje kaq e bukur për të parë. Vetëm në kohë për pushime !!! Dashuri për familjen Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”, ka shkruar Bebe, p

Ndryshe, menjëherë pas ngjarjes së tërmetit në Shqipëri  muajin nëntor të vitit të kaluar këngëtarja e njohur me famë botërore kishte marrë iniciativën me anë të një fondi humanitar për ndërtimin e disa shtëpive. E para është realizuar në fshatin Bubq të Shqipërisë.

Në videon që Bebe ka publikuar shihet shtëpia para tërmetit dhe pas. Familjarët e kanë falënderuar këngëtaren pa masë, madje në video shihet se kanë vendosur edhe fotografi të këngëtares brenda në shtëpi në shenjë falënderimi.