17:11 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bebe Rexha zë ballinën e revistës së njohur

Këngëtarja e njohur shqiptare me fame botërore Bebe Rexha, njihet për hitet e shumta që ka sjellë për publikun.

Me muzikën që bën si dhe me paraqitjet e saj, ajo shpesh merr vëmendjen e publikut dhe të mediave rozë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka zënë ballinën e revistës së njohur “Self Magazine”.

Ajo që bie në sy është bukuria e këngëtares shqiptare, e cila njihet për paraqitjet e saj, shumë herë të ‘nxehta’ për miliona fansat që e ndjekin atë hap pas hapi. /Indeksonline/