Beckham: Sot u nda nga jeta dikush që luajti me pasion, shpirt dhe nuk ishte asgjë më pak se një gjeni i pastër

Sot në moshën 60-vjeçare u nda nga jeta legjenda e futbollit argjentinase, Diego Maradona.
Ai ishte gjeni i futbollit, kurse pas vdekjes shëndrrohet në një legjendë që vepra e tij nuk do të harrohet kurrë, shkruan IndeksOnline
Në mesin e shumë figurave të shquara ga sporti si Messi e Ronaldo, për ta ngushlluar familjen e Maradonës u kujdes edhe David Beckham, ku ai e cilëson Maradonen si një gjeni të pastër.
“Një ditë e trishtuar për Argjentinën dhe një ditë e trishtuar për futbollin ndërsa ne festojmë madhështinë e asaj që na dha ky njeri … Dikush që luajti me pasion, shpirt dhe nuk ishte asgjë më pak se një gjeni i pastër .. Unë isha i lumtur që kisha fatin ta takoja atë dhe do të na marrë malli për. Pusho në paqe”, shkruan ai.