75 Mall Live Search
12:21 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / FR

Bedri Hamza: Jemi të bashkuar dhe të gatshëm ta udhëheqim sërish Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur sot Konventën e saj të 11-të.

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i kësaj partie në fjalimin e tij para delegatëve dhe përfaqësuesve të lartë të partisë, theksoi se ka unitet për të marrë përsëri drejtimin e shtetit.

“Jemi mbledhur për të treguar se jemi të bashkuar dhe të përgatitur për ta marrë drejtimin e shtetit. Jemi forca me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës,” tha Hamza.

Ai shtoi se PDK është e gatshme të marrë përgjegjësinë e udhëheqjes së vendit dhe se partia përfaqëson trashëgiminë politike të figurave kryesore të saj.

“Jemi të gatshëm ta udhëheqim Kosovën sërish. Jemi partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit,” u shpreh Hamza.