09:33 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

Beetroot Academy ofron kursin për ReactJS – JavaScript gjuha që është përdorur për Instagram, Netflix, Facebook e Pinterest

ReactJS ka arritur që për një kohë të shkurtë të bëhet udhëheqës në zhvillimin e front-end, dhe ka arsye për të qenë i tillë. Vetëm për disa vjet, ReactJS u bë një ndër ‘framework’ më të përdorura të JavaScript.

Shumica e kompanive të zhvillimit të web-it po ndërtojnë aplikacione komplekse me ReactJS për shkak të karakteristikave të tij të dobishme dhe përshtatshmërisë së lehtë.

Kjo është arsyeja pse ReactJS është një ndër profilet më të kërkuara kohëve të fundit. ReactJS është përdorur edhe në zhvillimin e platformave si Instagram, Facebook, Netflix, Dropbox, Udemy, AirBnb, New York Times, etj.

Kursi ReactJS ka 64 orë praktike dhe 19 njësi mësimore. Orari i mësimit është 3 herë në javë (2+2+4).

Kursi është i përgatitur në atë mënyrë që trajnerët fokusohen në shkathtësitë praktike gjatë mësimit.


Për lehtësim të qasjes së studentëve në materiale, kemi Learning Menagement System (LMS), ku gjenden materialet mësimore, videot, testet, burime të ndryshme, etj.


Secili student mund të komunikojë drejtpërdrejt me trajnerin për çdo pyetje apo nevojë që ka në lidhje
me kursin.

Gjatë kursit, studentët punojnë në dy projekte: Filma dhe Kurse, duke u përqendruar vetëm në front- end.


Qëllimet e projekteve:
– të mësohet si të punohet me ReactJS duke krijuar projekt nga fillimi;
– përgatitja e studentëve për aplikim për punë.