09:39 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / indeksADMonline

Beetroot Academy, shkolla profesionale e IT-së, ka hapur dyert për studentët e rinj!

Pas sukseseve me grupet e para, Beetroot Academy ka hapur dyert për të gjithë ata që duan të zhvillojnë veten në fushën e IT-së.


Me fokus të veçantë në realizimin e programit dhe kurrikulës së trashëguar nga Beetroot Academy në Suedi dhe në Ukrainë, kjo shkollë ka hapur dyert për të gjithë ata që tashmë janë bindur se profesioni në fushën e IT-së është ai që tashmë po e pushton botën. Përkundër ndryshimeve drastike që ndodhën përgjatë muajve të kaluar në tregun e punës, ishte fusha e IT-së ajo që përkundër lëkundjeve dhe krizave globale, arriti të vazhdojë aktivitetet dhe të qëndrojë stabile.


Përgjatë kësaj periudhe izolimi botëror, që rezultoi me mbylljen e mijëra vendeve të punës, kompani të ndryshme të IT-së vetëm sa rritën kërkesat e tyre për punëtorë të rinjë.


Misioni i Beetroot Academy në Kosovë është konkretizuar në fokusin e veçantë te kurrikula dhe programi mësimor. Kjo kurrikulë e ndërtuar në mënyrë të tillë që të mbulojë të gjitha fushat e njohurive në fushën e IT-së, është dëshmuar si një ndër kurrikulat më të suksesshme në këtë fushë, me 70% të të diplomuarve të punësuar, në periudhë kohore prej 6 muaj pas diplomimit.
Profesioni i IT-së në Kosovë nuk është i ri, por kërkesa në treg është aq e madhe saqë e vështirëson plotësimin e vendeve të punës me njerëz profesionistë. Duke e ditur këtë nevojë të tregut për zhvilues dhe faktin se kompanitë e ndryshme në Kosovë vetëm sa po i rrisin kërkesat e tyre për punëtorë, Beetroot Academy ofron mundësi të reja që të rinjtë të punësohen dhe të zhvillojnë profesionet e tyre.

Beetroot Academy ka hapur regjistrimet për grupet e reja të tetorit.
Kandidatët e suksesshëm pas trajnimit do të kenë mundësi praktike në Beetroot Academy dhe në kompani të tjera.
Kurset që ofrohen:
– Front-end Development
– React JS
– NodeJS
– Project Management in IT
– English for IT
Klikoni KËTU për të mësuar më shumë rreth kurseve dhe trajnerëve ose vizitoni faqen tonë
në Facebook.