16:19 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Befason Josa: Në Drenas shkuam për barazim

Prishtina ka mposhtur Feronikelin me rezultat 0-1 në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës nga kryeqyteti, Mirel Josa ka thënë se në Drenas ka shkuar të paktën për barazim.

“Nuk mund të themi se ishte fitorja më e rëndësishme, të gjitha kanë rëndësi. Rëndësi ka vazhdimësia”.

“Në pjesën e parë ishim më të vendosur, të dytën e filluam më mirë, arritëm të shënonim. Ekuilibrat u prishën me përjashtimin, ishte i drejt nga gjyqtari”.

“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, tani kemi ndeshjen me Ballkanin që është po ashtu e vështirë”.

“Feronikeli ka një nga skuadrat më të mira, udhëtuam për të paktën për një barazim, por gjërat rrjedhën si rrjedhën dhe fituam. Ky është futbolli”, ka thënë Josa.

Pas kësaj fitore Prishtina është lidere me 23 pikë, një më shumë se Feronikeli. /IndeksOnline/