75 Mall Live Search
11:46 / E Martë, 14 Korrik 2026 / G T

“Llugë” te Kombëtarja e Senegalit, Koulibaly kërkon qetësi: Mos ta turpërojmë veten para gjithë botës!

Kapiteni i Kombëtares së Senegalit, Kalidou Koulibaly, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit brenda përfaqësueses senegaleze, duke bërë thirrje për qetësi dhe unitet.

Mbrojtësi u ka bërë apel të gjitha palëve që të shmangin përplasjet dhe konfliktet e brendshme, duke theksuar se ato mund të dëmtojnë imazhin e futbollit të Senegalit, shkruan Indeksonline

“ A jemi vërtet të detyruar ta turpërojmë veten në këtë mënyrë para gjithë botës? T’i ndalim këto luftëra egoje që vetëm na përçajnë. Mos ta humbim punën, sakrificat dhe përparimin e bërë ndër vite”, ka shkruar Koulibaly.

Ai ka kërkuar që vendimet të merren në interes të futbollit senegalez dhe të brezave të rinj.

“Le të rikthehemi te arsyeja dhe të bëjmë zgjedhjet e duhura, në mënyrë që vëllezërit tanë të vegjël të vazhdojnë të ëndërrojnë dhe të bëjnë krenar një popull të tërë”.

Koulibaly ka theksuar se përgjegjësia është e përbashkët dhe se të gjithë duhet të reflektojnë.

“Fajtorët janë të shumtë. Secili duhet të marrë përgjegjësinë e tij me qartësi dhe përulësi. Sot nuk po dëmtohet vetëm futbolli ynë, por edhe imazhi i Senegalit”.

Në fund, kapiteni i “Luanëve të Terangës” dha një mesazh optimizmi:

“Luani ndonjëherë rrëzohet, por luani gjithmonë ngrihet përsëri”

/Indeksonline./