16:05 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Befason këngëtari, “Erdha në X Factor për para”

Njëri nga “Talent Show” më të mëdhenjtë në botë, “X Factor” pritet që të fillojë me sezonin e ri me 1 shtator. Në jurinë e këtij spektakli televiziv në sezonin e ri do të jetë këngëtari i njohur Robbie Williams, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë në “Capital Breakfast” gjatë mëngjesit, këngëtari u pyet se pse kishte vendosur t’i bashkohej “X Factor”. Përgjigja e tij ishte shumë e habitshme dhe njëkohësisht shumë e sinqertë.

“Është një pyetje shumë e çuditshme sepse nëse them se jam këtu për garën të gjithë publiku do të thotë ‘oh me të vërtet’ “ tha këngëtari.

“Nëse thua ka miliona arsyeje atëherë ata do të thonë se si guxon të përfshish parat” vazhdoj Williams.

“Është përzierje e shumë gjërave. Unë erdha për paratë por do të qëndrojë për spektaklin” përfundoj Robbie.

Këtë vit spektakli do të ketë një juri të re, përveç Simon Cowell që ishte edhe sezonet e kaluara. Në jurinë e re përveç Robbie, do të jetë edhe gruaja e tij, Ayda Field dhe anëtari i grupit “One Direction”, Luis Tomlinson./Indeksonline/

Temat: