12:55 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Befason L’Equipe: Atmosfera në ekipin e Francës u përmirësua me largimin e Benzemas

Sulmuesi francez Karim Benzema nuk do të luajë në Kupën e Botës. Fituesi i Topit të Artë këtë sezon duhej të ishte aseti më i fortë i skuadrës së Didier Deschamps në Katar, por për shkak të një dëmtimi kuadriceps, ai u largua nga kampi i kombëtares dhe do ta ndjekë nga tribuna.

L’Equipe shkruan se atmosfera në dhomat e zhveshjes është shumë më e mirë që nga largimi i Benzema, gjë që nuk është aq e habitshme.

Olivier Giroud, i cili luan si sulmues qendror, shënoi dy gola në një fitore 4:1 dhe kështu barazoi rekordin e të gjitha kohërave me Thierry Henry.

Kujtojmë se Benzema është vetëm një në serinë e lojtarëve të rëndësishëm të Francës të dëmtuar. Nkunku, Pogba, Kante, Maignan dhe që nga ndeshja e fundit Lucas Hernandez nuk mund të luajë për Francën në Katar.