11:24 / E Premte, 19 Qershor 2020 / indeksADMonline

Befason Liverpool, e vë në shitje lojtarin që e bleu 65 milionë euro

Skuadra e Liverpool po e mendon shitjen e mesfushorit, Naby Keita.

Sipas ‘Milan Live’, 25 vjeçari është duke pasur probleme me formën dhe lëndimet që nga transferimi i tij në vitin 2018, transmeton Indeksonline.

Skuadra e Milan po mendon që të dërgoj ofertë në drejtim të Liverpool për mesfushorin nga Guinea.

Keita në vitin 2018 u transferua në Liverpool për 65 milionë euro dhe ‘The Reds’ kishin shpresa të mëdha tek ai por lëndimet bën që ai asnjëherë të mos përmbushë pritshmëritë e tifozëve dhe klubit./Indeksonline/