14:16 / E Hënë, 22 Janar 2024 / L K

Befason Milani, dëshiron transferimin e sulmuesit anglez

AC Milan dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin e Newcastle, Callum Wilson. Pak ditë më parë, skuadra angleze e refuzoi Atletico Madridin në ofertën për huazimin e tij.

Por Pioli pëlqen tej mase sulmuesin dhe do të tentoi me një ofertë joshëse afrimin e sulmuesit anglez.

Wilson ka edhe 18 muaj kontratë me Newcastle dhe rrezikon të largohet pastaj si sulmues i lirë.

31 vjeçari raportohet se pëlqen kalimin te Milani dhe ka shtyer agjentin e tij drejt një marrëveshje të mundshme./Indeksonline/