08:42 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Befason moti për vikend!

Vazhdon mot i ftohtë, në fundjavë mundësi për borë, javën e ardhshme më butë. Nga dita e premte një front i ftohtë nga veriu i kontinentit do të kaloj mbi rajonin tonë, që në fundjavë do të sjellë kushte për reshje bore, e në vise të ulëta edhe me shi.

Temperaturat e ajrit gradualisht do të fillojnë të rriten. Minimalet do të luhaten nga -8C deri -2C, e ato maksimale nga -1C deri në 4C, në fundjavë, e javën e ardhshme do të rriten deri në 8C.

Të shtunën me kalimin e frontit të ftohtë, do të mbajë mot i ftohtë dhe me erë, kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten reshje bore, e gjatë ditës me rritje të temperaturave mbi 0C, mund të përzien edhe me reshje shiu.

Të reshurat nuk do të zgjasin shumë, sepse nga dita e diel rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do zëvendësojnë masat e ftohta ajrore, që në fillim të javës së ardhshme do të kushtëzojnë mot më të butë dhe intervale më të gjata me diell.

 

Temat: