13:36 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Befason Nainggolan: Shpresoj që Juventusi ta fitoj skudeton

Ylli i Romës, Radja Nainggolan, ka folur për gazetën italiane Il Temp në lidhje për garën për skudeton dhe ndeshjet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.

I pyetur se kush dëshiron ta fitoj skudeton mes Juventusit dhe Napolit, ai u përgjigjë: E vërteta është se unë do të preferoja që Juventusi të fitoj ligën.

“Nuk kam asgjë kundër Napolit, por duke pasur parasysh që për pesë vitet e fundit kemi përfunduar të dytë, të shohësh një ekip tjetër që ia rrëmben titullin Juves do më të bënte të zemëruar. Unë gjithashtu nuk dua të shihem me Dries ( Mertens ) nëse ai fiton titullin” , deklaroi Radja. /IndeksOnline/