75 Mall Live Search
13:56 / E Enjte, 21 Janar 2021 / Blerim

Bëhen dy ‘Haalanda’ në Borussia Dortmund!

Skuadra e Borussia Dortmundit, sot, ka firmosur kontratën profesionale me lojtarin nga U23, Steffen Tigges.

Tiggesi, i cili në Gjermani shihet si “Haalandi” i ri, ka nënshkruar deri në vitin 2024, shkruan IndeksOnline.

“Steffani bëri një zhvillim të shkëlqyeshëm sportiv muajit e fundit. Ai e meritoi të nënshkruante kontratën profesionale”, është deklaruar drejtori sportiv, Michael Zorc.

Tani skuadra e Dortmundit ka dy lojtarë trupgjatë, Haaland dhe Tigges./IndeksOnline./