13:53 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bëhen hit pasi rastësisht aktori me famë botërore del në fotosesionin e dasmës së tyre (Foto)

Askush nuk do që dasma për të cilën kanë shpenzuar mijëra euro të ndërpritet nga dikush, aq më pak nga një djalosh i veshur me një palë pantallona të shkurtra.

Por një çifti iu bë ngjarja shumë emocionuese pasi fotosesioni i tyre u ndërpre pikërisht nga një yll holliwoodi, saktësisht aktori i njohur Adam Sandler.

Aktori doli jashtë dhe rastësisht u takua me çiftin teksa u afrua për t’i uruar, transmeton Indeksonline.

“Ne i thamë jemi fansa të mëdhenj, që e duam punën e tij dhe që kemi parë të gjithë filmat e tij”, ka thënë Kevin Goldstein i sapomartuari.

Ndërkohë aktori thuhet të jetë përgjigjur se i vie mirë dhe për këtë arsye do të bëhet pjesë e disa prej fotografive të tyre.

Fotografitë në fjalë u bënë hit në internet./Indeksonline/