08:52 / E Premte, 20 Mars 2020 / indeksADMonline

Bëhet dezinfektimi i objekteve policore

Ende po vazhdon dezinfektimi i objekteve policore në Kosovë, për shkak të përhapjes së virusit, covid-19, shkruan IndeksOnline.

Mirëpo, në përgjigjen e PK-së thuhet se si masë mbrojtëse për të gjithë zyrtarët policor është bërë dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi i objekteve policore.

“Policia e Kosovës me qëllim të mbrojtjes të të gjithë zyrtarëvë policorë dhe në veçanti zyrtarëve në pikat kufitare, në lidhje me situatën rreth Koronavirusit ka ndërmarrë masat të menjëhershme përmes aktiviteteve nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë  siç janë: (Dezinfektimi, Dezinsektimi dhe Deratizimi) në të gjitha pikat kufitare, stacioneve dhe objekteve policore proces i cili është në vazhdim”, thuhet në përgjigjen e PK-së drejtuar IndeksOnline.

Tutje, nga zimp kanë thënë se “Policia e Kosovës është pjesë e komisionit shtetëror për menaxhim dhe parandalim të Koronavirus, dhe të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme janë ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”.

Po ashtu, sipas tyre, PK ka hartuar kohë urdhrin operativ  policor  të quajtur “UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19”, pas vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

 “Urdhri operativ i PK-së, ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin, prevëntimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, thuhet në përgjigje./IndeksOnline/