08:47 / E Martë, 18 Maj 2021 / Blerim

Bëhet gati oferta për Allegrin, italiani në ‘Bernabeu’?

Massimiliano Allegri mund të përfundoj në ‘Santiago Bernabeu’ në sezonin e ri.

Në Itali shkruajnë se Allegri është kandidati kryesor për ta zëvendësuar trajnerin, Zinedine Zidane, shkruan IndeksOnline

Trajneri francez pritet që në fund të sezonit të largohet nga ‘Bernabeu’, prandaj Florentino Perez është në kërkim të një menaxheri të ri.

Sipas ‘Dello Sport’, Allegrit pritet t’i ofrohet një kontratë prej 2 sezoneve me 10 milionë euro në vit.

Përveç Allegrit, në shënjestër është edhe legjenda spanjolle, Raul./IndeksOnline/