16:54 / E Martë, 31 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Bëhet i ditur ‘fati’ i Harry Maguire tek Manchester United

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Harry Maguire nuk do të largohet nga Manchester United.

Romano ka njoftuar se nuk ka asnjë shans për një largim të mbrojtësit anglez, i cili u lidh me një kalim të mundshëm tek skuadra e Interit.

Ai do të qëndrojë së paku deri në fund të këtij edicioni tek ‘Djajtë e Kuq’.