15:18 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Bëhet i ‘gjallë’ Armend Rexhepagiqi, fotografohet me Mimoza Mustafën

Mimoza Mustafa shumë shpejtë pritet të sjellë bashkëpunimin e saj me këngëtarin Ramadan Krasniqin- Danin.

Duket që për këtë projekt është përkujdesur kompozitori kosovar Armend Rexhapagiqi. Një indikacion ky nga vet Mimoza, pasi që këngëtarja ka postuar një fotografi ku shihet me Armendin në fotografi teksa ka shkruar:

Me shokun tim qe e dua shume Armend Rexhepagiqi


Ndryshe kompozitori bashkë me bashkëshorten e tij Aida Barakun, ka vite që janë distancuar nga muzika, por edhe nga syri mediatiak. Madje edhe daljet në publik janë tejet të rralla nga ana e tyre./Indeksonline/