09:41 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bëhet publike lista e borxhlinjve ndaj komunës së Ferizajt (Dokument)

Pas një procesi të gjatë verifikimi nga komisioni përkatës komunal në kuadër të Drejtorisë së Financave, Komuna e Ferizajt ka përgatitur një listë me emrat dhe mbiemrat, sipërfaqen dhe subjektet afariste që kanë obligime financiare ndaj komunës, mjete financiare këto që nuk janë paguar në kohën e përcaktuar dhe si të tilla nuk janë arkëtuar.

Sipas kumtesës për media, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë të financave lokale, Kryetari Agim Aliu ka autorizuar këtë komision që të bëj verifikimin e të gjithë borxhlinjve ndaj komunës dhe bashkërisht me Zyrën Ligjore të nisin procedurat e arkëtimit të mjeteve financiare përmes procedurave përmbarimore, në rastin kur këto obligime nuk kryhen vullnetarisht nga personat fizik dhe juridik.