10:00 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Bëhet publike video e momentit të arrestimit të ish-deputetit shqiptar

Gjatë ditës së djeshme Forca Speciale të Policisë në Shqipëri arrestuan ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Arben Ndoka me vëllanë dhe personat e tjerë janë prangosur me akuzën e tjetërsimit të pronave në Lezhë në kuadër të dosjes ku u prangos në mars të këtij viti edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj i zgjedhur nga PD, të cilin më pas Gjykata e Apelit në Shkodër e liroi nga burgu për të vijuar hetimet në gjendje të lirë.

Ish-deputeti Arben Ndoka akuzohet për falsifikimi të dokumenteve, vulave, stampave ose i formularëve, shpërdorimi i tokës në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash në zonën bregdetare në qarkun e Lezhës.

Kurse së fundi është publikuar edhe video e momentit të arrestimi të deputetit Ndoka.