18:10 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli jep lajmin e mirë sa i përket ndërtimeve në Thumanë

Behgjet Pacolli përmes një postimi bëri të ditur se ka përfunduar projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanë, pas goditjes së tërmetit rreth 3 javë më parë.

Pacolli tha se tani çdo gjë është  gati për të filluar ndërtimi, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë që i tërë ndërtimi do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”.

Postimi i plotë:

Të dashur miqtë e mi,
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.
/Indeksonline/

No photo description available.
No photo description available.
Image may contain: outdoor
Image may contain: outdoor
Image may contain: outdoor