16:04 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Behgjet Pacolli takohet me këshilltarin e Presidentit Makron, në Paris

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një vizite në Paris është takuar sot me këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron, Jasques Attali.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e ka falënderuar Attali për qëndrimet e forta që ka mbajtur karshi Kosovës, duke e quajtar gjenocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Millosheviqit si aktin më të rëndë racist të kryer nga koha e Luftes së dytë botërore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot qëndrova shkurtër në Paris ku takova Jacques Attali, njerin nga mendimtarët dhe figurat më me ndikim të politikës dhe shoqërisë franceze, këshilltarin e Presidentit Emanuel Makron. Atalli ishte në majët e politikës franceze edhe gjatë Presidentit François Miterani.

E falënderova për qëndrimet e forta që ka mbajtur në favor të Kosovës, « duke e quajtur genocidin dhe dëbimin e kosovarëve nga regjimi i Milosheviqit, « si aktin më të rëndë racist kryer nga koha e Luftës së dytë botërore » Pata mirëkuptimin e tij se ekonomia është faktor kyç në lehtësimin dhe zgjidhjen e shumë konflikteve dhe mosmarrëveshjeve në rajonin tonë dhe në botë. Komunikimi vazhdon…